Kryeprokurori Saudit për zyrtarët e korruptuar

schedule22:09 - 9 Nëntor, 2017

schedule 22:09 - 9 Nëntor, 2017

Të paktën 100 miliardë dollarë është dëmi ekonomik, që i ka shkaktuar Arabisë Saudite, korrupsioni dhe shpërdorimi i fondeve publike nga zyrtarët e lartë. Deklaratën e ka bërë kryeprokurori saudit, i cili thotë se deri tani jane arrestuar 201 zyrtarë që akuzohen për korrupsion.

Dëmi ekonomik që korrupsioni dhe shpërdorimi i parave publike i kanë shkaktuar Arabisë Saudite gjatë dekatave të fundit arrin minimalisht 100 miliardë dollarë. Shifrën marramendëse e ka bërë të ditur zyra e kryeprokurorit saudit, sheiku Saud al-Moxheb përmes një komunikate për shtyp shpërndarë për mediat ndërkombëtare.
Kryeprokurori thotë se ka arritur në 201 numri i personave që kanë pasur poste të larta shtetërore e publike, të cilët mbahen nën arrest dhe po merren në pyetje, si të dyshuar për përfshirje në afera korruptive. Al-Moxheb konfirmon edhe faktin se ata janë strehuar në një prej hoteleve më luksoze të vendit, sikurse është Ritz Karltoni me 5-yje ku akomodohen personalitete të huaja që vizitojnë Riadin. Atyre u janë ngrirë llogaritë bankare personale. Ndërsa arrestimet masive – thotë kryeprokurori – nuk kanë ndikuar në jetën ekonomike të vendit dhe nuk kanë shkaktuar trazira sikurse pritej.

Në njoftim thuhet se prej të shtunës janë marrë në pyetje 208 persona. Por 7 prej tyre u lanë të lirë, pasi nuk u gjetën prova për përfshirjen e tyre në aferat korruptive. Hetimi masiv anti-korrupsion nisi natën e të shtunës, kur policia vuri në pranga mes të tjerëve, disa princë e ministra të qeverisë saudite. Siç ka deklaruar edhe princi 32-vjeçar Mohamed, hetimi është faza e parë e zbatimit të projektit të tij që hap një epokë të re në Arabinë Saudite, që planifikon të shkëpusë varësinë ekonomike nga nafta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!