Ronald Koeman u konfirmua para pak ditësh në krye të Barcelonës edhe për një vit tjetër, pasi presidenti Laporta kërkoi një kohë reflektimi, që në fakt krijoi shumë polemika edhe nga ana e agjentëve të trajnerit, që ironizuan në rrjetet sociale.
Në lidhje me këtë çështje ka folur një mik i Koeman dhe njeri i afërt me Barçën, Pep Guardiola. Trajneri i Manchester Cityt shprehet se Koeman e meriton edhe një tjetër sezon me tifozë në stadium dhe e konsideron si një veprim normal kohën pezull që Laporta la për Koeman, para se ta konfirmonte.
“Ky sezon ka qenë shumë i vështirë për të gjithë ekipet për shkak të pandemisë. Ronald (Koeman) meriton një vit me tifozë në stadium. Vitet e dyta janë gjithmonë më të mirë të se të parët. Njiheni me njerëzit, klubin, lojtarët. Barcelona luajti shumë mirë në një pjesë të sezonit.
Ata ranë në fund kur ishin pranë La Ligas. Fitoi Kupën dhe kur e bëri mbrojtjen me 5 lojtarë ata luajtën shumë më mirë. Ishte pranë shkarkimit? Trajneri është pjesa më e dobët e procesit, varet nga rezultatet. Koeman e kupton shumë mirë këtë dhe e ka mirëkuptuar vendimin e klubit për të reflektuar dhe për ta konfirmuar më pas.
Edhe unë, nëse shefi do më kërkonte kohë, do e respektoja. E rëndësishme është se tashmë ata janë bindur se së bashku mund të bëjnë mirë. Vitin tjetër do ketë njerëz në stadium dhe do jetë shumë më mirë për Koeman. Unë kam qenë në tre klube të ndryshme, por asnjëri nuk krahasohet me Barcelonën apo Real Madrid.
Ndikimi është shumë i madh dhe nuk është e lehtë të kontrollosh ti vetë situatën. E kam diskutuar këtë edhe me Ronald, por ai është njeri me personalitet të fortë dhe them se do ja dalë. E kam shumë mik Cralo Ancelottin.
Përtej aftësive të tij si trajneri ai ka aftësi të jashtëzakonshme për të menaxhuar situatat shoqërore në klub. Mateu Alemany te Barça? Ai do bëjë punë të madhe me siguri. Dje fola me presidentin dhe ai është shumë i kënaqur me punën e tij”, u shpreh Guardiola. /abcnews.al