Euro 2020, Wenger: Vetëm Anglia i afrohet Francës, janë “zjarr” në sulm

schedule12:59 - 7 Qershor, 2021

schedule 12:59 - 7 Qershor, 2021

Franca është kampionia e botës në fuqi, ka një kontingjent të shkëlqyer lojtarësh dhe nga shumëkush cilësohet si ekipi favorit për fitimin e Euro 2020.

Sigurisht që konkurrenca për suksesin final është e madhe, por “Gjelat” e Deschamps kanë diçka më shumë se të tjerët.

Ish-trajneri i famshëm francez, Arsene Wenger flet rreth rivalëve më të rrezikshëm të kombëtares franceze në turneun që do të nisë më 11 qershor.

Unë mendoj se Anglia është skuadra më e përafërt me Francën. Ata kanë potencialin më të madh krijues në Evropë. Anglia ka një goleador që nuk ka nevojë për shumë raste për të shënuar.

Më pëlqejnë shumë Foden, Mount, Graelish dhe Rice, janë lojtarë që mund të përballen me këdo“, deklaroi Arsene Wenger. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!