Barcelona apo PSG? Georginio Wijnaldum ka zgjedhur ekipin e ardhshëm në karrierë. Mesfushori holandez, të cilit i përfundoi kontrata me Liverpool, do të transferohet te nënkampionët e Francës.
Paratë kanë bërë diferencën në këtë vendim të 30-vjeçarit nga Roterdami. Edhe pse klubi katalanas ishte afër arritjes së akordit, PSG u fut në lojë dhe i premtoi trefishin e asaj që i ofronte Barcelona.
El Barça tenía un acuerdo casi cerrado con Georginio Wijnaldum. El PSG le ofreció un salario que triplicaba las condiciones económicas ofrecidas por el FCB. La postura de Laporta y Mateu Alemany es clara: no entrarán en una subasta, se plantan y no subirán la oferta ni un euro.
— Rubén Uría (@rubenuria) June 7, 2021
Presidenti Joan Laporta nuk kanë ndërmend të lëvizë nga propozimi i tij dhe kaq ka mjaftuar që Wijnaldum të marrë rrugën drejt Parisit.
Lojtari tulipan do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me PSG-në, teksa Mauricio Pochettino i ka premtuar një fanellë titullari në ekipin e tij. /abcnews.al