“Mami na rrihte e kërcënonte”, Abcnews.al zbardh deklaratën e fëmijëve të çiftit Saliaj

schedule12:49 - 7 Qershor, 2021

schedule 12:49 - 7 Qershor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dy ditë më parë kryeqytetin ku  ish vjehrri ka vrarë me armë zjarri ish dhëndrin babain e tre fëmijëve të mitur.

Abnews.al ka siguruar dëshminë e fëmijëve të mitur të çiftit Saliaj në prokurori, të cilët kanë pohuar se nëna e tyre Dhurata e cila është arrestuar nga policia i dhunonte fizikisht pasi kishte marrëdhënie jashtëmartesore.

Vajza e mitur e çiftit Saliaj në deklaratën e saj ka theksuar se nëna e saj atë dhe vëllain e vogël herë pas here i dhunonte fizikisht dhe i kërcënonte se nëse do i thoshim babait do na hidhte nga ballkoni.

Në tetor të 2020 unë kam qenë në lagje duke lozuar me vëllain e vogël dhe ka ardhur babi. Jam futur në shtëpi dhe kam dëgjuar që babi i ka thënë gjyshes se mami kishte folur me persona të ndryshe.në atë moment gjyshja ka ngelur pa ndjenja. Në darkë po rrija në shtëpi dhe mami ka marrë në telefon gjyshen dhe e ka kanosur me fjalë se do të vendosë njerëz pas për të na vrarë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë ndër të tjera në deklaratën e të miturës së siguruar nga abcnews.al thuhet se  mamaja e saj prej tre muajsh nëna e tyre nuk sillej mirë me to dhe i ka kanosur me fjalë, dhunuar fizikisht dhe u ka bërë presion se nëse i tregojnë babait do i hedhë nga ballkoni.

LEXO EDHE: “S’më ke dhënë floririn”, çfarë ndodhi dy ditë para vrasjes së ish dhëndrit nga ish vjehrri

Të njëjtën gjë ka pohuar dhe djali i mitur i çiftit, ku vë theksin te dhuna fizike që nëna e tyre ushtronte ndaj vëllait, motrës dhe gjyshes herë pas here.

Djali i madh i Dhurata Saliajt ka qenë prezent dhe ditën kur gjyshi i tij vrau babain në kafen ku ishin ka theksuar se mamaja e tij prej ditësh nuk sillej mirë me të dhe e ka dhunuar fizikisht dhe kërcënuar me fjalët se do e mbyste me litar.

Sipas tij shkak për këtë ka qenë pasi ai ka parë disa mesazhe që ajo ua ka dërguar personave të ndryshëm me përmbajtje si” “o zemra ime të dua shumë, kur  do të takohemi”, ka qenë kjo sms shkak për këtë sjellje.

LEXO EDHE: Burri vrau ish-dhëndrin, gruaja e Mexhit Picarit mes lotësh: Ishte i dhunshëm, vajzën e çoi në një kasolle në mal

Ndërkaq kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në momentin kur Kudrejt Saliaj pak para seancës gjyqësore ka qenë në ambientet e një lokali pranë gjykatës së bashku me djalin e mitur dhe avokatin. Në kafe gjithashtu ka qenë dhe ish bashkëshortja e tij Dhurata Saliaj dhe ish vjehrri Mezhit Picari, i cili në një moment është ngritur dhe e ka qëlluar me 5 plumba duke i marrë jetën.e.su./abcnews.al