Konjufca pas takimit me Ruçin: Jemi në situatë të vështirë me Serbinë, na duhet ndihma e Shqipërisë

schedule11:20 - 7 Qershor, 2021

schedule 11:20 - 7 Qershor, 2021

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur sot homologun e tij të Kosovës, Glauk Konjifca. Në deklaratën e përbashkët për mediat, Ruçi shprehu rëndësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, ndërsa thekoi se Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës.

“Bashkimin e nevojës për konsultime për të pasur një qëndrim më të unifikuar për dialogun. Është Serbia që ka kryer genocid, krime lufte, që ka fshehur kriminelë dhe që nuk ka bashkëpunuar me gjykatën e Hagës dhe sot përpiqet të glorifikojë kriminelët e vet. Kosova është në anën  e duhur dhe ne nuk do të reshtim së punuari dhe luftuari për të,” deklaroi Ruçi.

Konjufca foli për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë mbi idenë e një kombi të vetëm. Kreu i Kuvendit të Kosovës u shpreh se fokusi i bisedës së tij me Ruçin ishte gjithashtu dialogu me Kosovën. Konjufca tha se ata po përballen me një situatë të vështirë dhe kërkoi të koordinim më i thellë me Shqipërinë me qëllim që Kosova të mos dëmtohet në këtë proces.

“Patëm një takim të frytshëm asnjë fjalë nuk mund ta përmbledhë në mënyrën më të plotë kontributin që republika e Shqipërisë ka dhënë për vendin tonë në shtetin tonë ekziston një traditë që vizita e parë e e kryetarit të parlamentit të Kuvendit të Kosovës bëhet në Parlamentin e Shqipërisë. Kemi interesa të përbashkëta dhe të njëjta sepse jemi një komb. Të tillë duhet ta kemi edhe politikën edhe artikulimin e interesave tona të përbashkëta. Edhe sfidat i kemi të përbashkëta. Dua të bëj një falenderim të veçantë për Shqipërinë që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për përballjen e pandemisë duke ofruar vaksinimin e stafeve tona mjekësore. Me kryetarin Ruci hapëm disa tema të rëndësishme duke filluar me një nevojë të thellimit të bashkëpunimit në disa fusha.

Deri tani kemi bashkëpunim në nivelin e fqinjëve të mirë por duhet të ngrihet në një nivel tjetër të dy vendeve të një kombi të vetëm. Trajtuam edhe sfidat. Dy janë shumë të rëndësishme. Do të përballemi në një dialog të vështirë me Serbinë, meqenëse ndërkombëtarët e kanë definuar atë si faza përfundimtare dhe që duhet të marrë formën e një marrëveshje finale. Na duhet një koordinim i thellë dhe i ngushtë me Shqipërinë që Kosova të mos dëmtohet nga një marrëveshje e tillë. po përballemi në një proces të vështirë gjyqësor në gjykatën speciale, disa nga krerëve më të rëndësishëm të UCK po gjykohen në Hagë. Edhe në këtë dimension bashkërendojmë veprimet tona me Shqipërinë. Lufta jonë e shenjtë dhe e pastër ka qenë e gjithë kombit shqiptar. Sfidat janë të shumta hapësira e bashkëpunimit është e madhe,” u shpreh Konjufca. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!