Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

De Bruyne gati për Euro 2020, trajneri i Belgjikës konfirmon rikuperimin

schedule23:37 - 5 Qershor, 2021

schedule 23:37 - 5 Qershor, 2021

Belgjika është një nga kombëtaret favorite për fitimin e Euro 2020. “Djajtë e Kuq” janë pjesë e grupit B me kundërshtarë si Danimarka, Rusia dhe Finlanda.

Trajneri Roberto Martinez ka dhënë një lajm shumë të mirë ditën e sotme. Ylli i skuadrës, Kevin De Bruyne do të bashkohet me ekipin në stërvitje ditën e hënë.

Nuk ka nevojë për kohë të gjatë për t’u rikthyer. Kevin do të bashkohet me ne në stërvitje të hënën, mezi po e presim atë ditë”, deklaroi trajneri.

Fantazisti i Manchester City pësoi një frakturë të dyfishtë në hundë dhe në sy në finalen e Champions League, por ia ka dalë të rikuperohet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!