Provokimi politik i Robert Aliajt me murin e kryeministrisë

schedule15:57 - 5 Qershor, 2021

schedule 15:57 - 5 Qershor, 2021

Nga Leontina Nika

Ky është muri i unit të tij artistik dhe i shoqërisë shqiptare të cilin artisti Robert Aliaj Dragot e sjell simbolikisht në zemër të pushtetit qendrorë, në hollin e kryeministrisë edhe përformanca e tij është e lidhur ngushtësisht  me murin.

“Ka një refleksion shumë të thellë dhe politik. Një nga muret më të tmerrshme tona është interesi, ne për nevojat e interes, ne jemi më të shitshëm. Kur ai njeri që pretendon që është artist dhe nuk e bën është faj”, ka thënë Aliaj.

Përzgjedhja e kryeministrisë, nuk është e rastësishme.

Unë besoj se rezistenca e një artisti të bëhet atje ku dhemb, nuk është e mundur që ne të kemi një plagë në faqe dhe të kurojmë gishtin e vogël. Këtu më pëlqen që të ndërtojmë një dialog”, ka thënë ai.

Drejtoresha e COD, Eridana Çano  thotë se  artisti vjen në përballje me veten, por edhe me publikun.

Klod Dedja kuratori i kësaj ekspozite u shpreh si, artisi “lëviz si një lloj virusi brenda vetes”, ndaj e pagëzoi me këtë emër.

Robert Alija e përmbyll ekspoziten e Pashmangshme me Pikëpyetje, por edhe dilema, se përse duhet të ndërtojmë mure që më pas ato duhet t’i prishim dhe t’i zhbëjmë që të jemi të lirë për të komunikuar./abcnews.al