Dy gazetarë dhe një zyrtar lokal u vranë sot në Azerbajxhan nga një shpërthim i një mine në Kalbajar, një zonë në të cilën forcat armene u tërhoqën nëntorin e kaluar.
Ata humbën jetën si pasojë e shpërthimit kur makina e tyre goditi një predhë. Nga shpërthimi ndërroi jetë edhe një zyrtar lokal dhe katër persona të tjerë u plagosën.
Condividiamo le scioccanti immagini delle conseguenze dell’esplosione della mina di oggi piantata dall’Armenia, in cui hanno perso la vita tre civili azerbaigiani, tra cui due giornalisti.#Azerbaigian #Kalbajar pic.twitter.com/Gl7ARnjLz7
— Ambasciata dell’Azerbaigian (@AmbasciataAZE) June 4, 2021
Azerbajxhani ka filluar deminimin e zonave të konfliktit, por akuzon Armeninë për shtyrjen e procesit pasi sipas tyre refuzon të japë hartat e fushave të minuara. Kjo zonë konsiderohet si një nga më të minuarat në botë./ Abcnews.al