Mauricio Pochettino nuk lëviz nga PSG dhe drejtori sportiv Leonardo është shfaqur i indinjuar prej lajmeve të shumta që e lidhnin argjentinasin me një rikthim te Tottenham.
Madje jo vetëm kaq, pasi në media të ndryshme raportohej se Pochettino nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si funksionojnë gjërat te PSG. Gjithashtu është thënë se raporti i tij me Leonardo nuk është i mirë.
Braziliani hedh poshtë çdo gjë, duke deklaruar: “Thashethemet rreth Pochettino janë të lodhshme.
Unë flas çdo ditë me të për t’u bërë gati për sezonin e ardhshëm. Ai ka edhe dy vite kontratë dhe ne jemi të kënaqur me punën e tij”. / abcnews.al