Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar banorëve të njësisë nr. 3 që të mos votojnë përfaqësues të opozitës pasi vijnë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak vetëm për të marrë rrogën e për të shpifur. Rasti më i fundit me këshilltarin Akil Kraja tha kryebashkiaku Veliaj është shembulli i njerëzve që nuk duhet të përfaqësojnë qytetarët e Tiranës.
Partia Demokratike e ka kthyer shpifjen në profesion u tha kryebashkiaku Erion Veliaj banorëve të njësisë 3 në Tiranë.
“Ne sapo fituam një gjyq me Partinë Demokratike ku Gjykata e Tiranës dënoi për shpifje një parti që shpifjen e ka kthyer në hobi, e ka kthyer në zanat, e ka kthyer në profesion”, tha Veliaj.
Prandaj nuk duhen votuar më nga qytetarët e Tiranës ishte thirrja e kryetarit të Bashkisë që kërkon një mandat të dytë për të drejtuar kryeqytetin.
“Për çfarë i mbani me rrogë? Pse na sillni njerëz aq pak sa kanë ngelur ata që në rastin më të mirë nuk vijnë hiç dhe kur vijnë, shpifin dhe përfundojnë gjykatave me dënimet”, theksoi Veliaj.
Megjithatë një të mirë e kanë edhe shpifjet nisur nga ngritja e fondit të edukimit. Paratë e fituara nga gjyqet shkojnë edhe për shkollat.
“Unë kam vendosur që një milionë lekët e vkjetra. Aq sa kishim kërkuar për shpifjen në Gjykatën e Tiranës nesër do t’i bëj dhuratë dy kompjutera për shkollën “Isa Boletini” në Kamëz”, tha Veliaj.
E duke u rikthyer tek projektet konkrete njësia tre në Tiranë ka përfituar e do të përfitojë akoma më shumë nga buxheti i bashkisë por këshilla që u jep banorëve është e njëjtë për të gjithë qytetarët e Tiranës.
“Miqtë e mi, nuk na duhet ne një kryetar bashkie nëse nuk ka Këshillin. Ndaj thirrja ime është çdo votë për PS si për kryetarin dhe Këshillin si e vetmja mënyrë që ne të mbajmë hapin e investimeve që po bëjmë në Tiranë”, tha kryetari i Bashkisë./abcnews.al