Mediat serbe kanë publikuar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e shefit të Anti-Drogës së Ulqinit Rudolf Elezoviç, i cili humbi gjurmët pak ditë më parë në Shqipëri. Mediat shkruajnë se ai u arratis në Shqipëri me dokumentet të rreme nga ku mund të jetë larguar drejt SHBA pas zbuloi se u pikas për lidhjet e tij me trafikantët e drogës.
Siç shkruajnë ato, Elezoviç nuk ka kaluar në asnjë nga pikat kufitare pasi dokumentet e tij të identifikimit u gjetën në banesë, duke çuar në mundësinë e arratisjes përmes rrugëve të paligjshme që përdoren zakonisht për kontrabandë.
Sipas burimeve të Dnevni novini ai kishte kërkuar ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri, të cilët i kanë siguruar dokumente të rreme për t’u arratisur.
Sipas informacionit jozyrtar nga policia, Elezoviç dyshohet se ishte përmendur nga të dyshuarit e arrestuar në operacionin “Kurthi” si një person i cili u dha atyre informacion në lidhje me lëvizjen e policisë.
Pas atyre deklaratave, hetuesit filluan të kontrollonin nëse këto pretendime ishin të vërteta, megjithatë, Elezović u zhduk pasi mori një raport se ai ishte zbuluar. /mv.abcnews.al