Mbi 50% e të rriturve në Belgjikë kanë marrë dozën e parë të një vaksine kundër Covid-19

schedule14:40 - 4 Qershor, 2021

schedule 14:40 - 4 Qershor, 2021

52.1% e të rriturve në Belgjikë përkatësisht 4.800.457 persona kanë marrë dozën e parë të një vaksine anti-Covid dhe 24.7% (3.270.506 persona) kanë marrë dozën e dytë, sipas të dhënave nga Instituti Shkencor i Shëndetit Publik (Sciensano).

Gjatë javës së kaluar, Belgjika shënoi 1,875 raste, një rënie prej 8%. Aktualisht po trajtohen 1,063 pacientë me Covid në spital, nga të cilët 364 janë shtruar në njësitë e kujdesit intensiv.

Belgjika ka regjistruar 24,995  viktima që nga fillimi i pandemisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!