Qeveria Spanjolle kërkon të vaksinojë grupmoshat nga 12 deri në 17 vjeç kundër COVID-19 përpara fillimit të vitit shkollor në shtator.
“Ne do t’i propozojmë Komitetit të Shëndetit Publik (i cili ratifikon vendimet shëndetësore) të nisë vaksinimin e grupmoshave nga 12 deri në 17 vjeç, përpara fillimit të vitit shkollor,” tha në një deklaratë Ministrja e Shëndetësisë Carolina Daria.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) miratoi në fund të majit përdorimin e vaksinës Pfizer / BioNTech për grupmoshat nga 12 deri në 15 vjeç. Gjithashtu Franca njoftoi të mërkurën se personat e moshës 12 deri në 18 vjeç mund të vaksinohen nga 15 qershori.
Italia, ndërkohë ka nisur vaksinimin e personave mbi 12 vjeç dje ndërsa Gjermania njoftoi se do të niste vaksinimin për grupmoshat mbi 12 vjeç në 7 qershor. Spanja, një nga vendet më të prekura në Europë nga pandemia, e cila ka regjistruar 80,000 viktima, pritet të vaksinojë 70% të popullsisë së saj deri në fund të gushtit.
Deri më tani 47 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 nga 21% e popullsisë së tij (gati 10 milion banorë), ndërsa 39.5% kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid-19./abcnews.al