40-vjeçari Kudret Saliaj u ekzektua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari në ditën kur gjykata do të vendoste për ndarjen e çiftit dhe përcaktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të tyre.
Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra për Abcnews.al, padia për zgjidhje martesë ishte bërë pikërisht nga Kudret Saliaj, ku krahas ndarjes ai kishte kërkuar edhe kujdestarinë e fëmijëve si edhe detyrimin e bashkëshortes Dhurata Saliaj për dhëniën e një kontributi financiar për ta.
Po ashtu, objekt i seancës së sotme ishte edhe përcaktimi i ditës së takimit të nënës me dy djemtë dhe vajzën e mitur.
Megjithatë, ish-vjehrri Mexhit Picari nuk ka pritur vendimin e gjykatës, por me një pistoletë që e mbante pa leje me vete ka qëlluar 8 herë në drejtim të Kudret Saliajt duke e lënë të vdekur në vend.
Dinamika
Abcneës.al mëson se ngjarja ndodhi 10 minuta para seancës gjyqësore për ndarjen e çiftit. Në momentin e ngjarjes, familja Picari, specifikisht Mexhiti dhe Dhurata kanë qenë ulur në lokal, ndërsa në një karrige tjetër disa metra më tej ishin ulur Kudret Saliaj me avokatin e tij Adriatik Cama.
Në një moment, pa shkëmbyer asnjë fjalë, Picari është ngritur nga tavolina dhe duke nxjerrë pistoletën, ndërsa ka qëlluar 8 herë në drejtim të tij. 5 nga plumbat kanë goditur Saliajn dhe 1 tjetër avokatin e tij, Adriatik Camën.
Pasi vrau Saliajn, Mexhit Picari është larguar në këmbë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas tij u largua edhe Dhurata, ish-bashkëshortja e viktimës. Policia ka shkuar menjëherë për kontroll në shtëpinë e Dhuratës ku edhe ka gjetur aty autorin e vrasjes.
Në dëshminë e parë para policëve ai ka theksuar se kishte vepruar për të mbrojtur nderin e vajzës, të cilën sipas tij po e akuzonin pa asnjë provë për tradhti bashkëshortore. /abcnews.al