Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kushtetuesja” për çështjen e teatrit: Brenda datës 8 të sillen dokumente që u kërkuan nga Presidenca

schedule12:47 - 3 Qershor, 2021

schedule 12:47 - 3 Qershor, 2021

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë dhënien e vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke pranuar pretendimin e presidencës për të marrë prova shtesë.

Lexo edhe: Gjyqi për TK, Presidenca kërkon shtyrje e thirrje të dëshmitarëve: Dje na i dhanë dokumentet, duhen prova shtesë

“Kushtuesja” kërkoi që brenda datës 8 të sillen dokumente të cilat u kërkuan nga Presidenca.

Gjithashtu në seancën për çështjen e Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetues nuk ka vlerësuar thirrjen e dëshmitarëve në proces.

Në një komunikim për mediat avokatja Adriana Kalaja, e ka konsideruar vendimin një fitore të momentit, ndërsa shtoi se beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese sapo ka filluar.

“Kjo është fitore e momentit, sepse sot sapo filloi beteja ligjore në GjK, dhe jemi shumë të sigurt sepse mënyra se si e trajtuar këtë çështje do ta detyrojmë këtë Gjykatë të marrë vendime pro teatrit”, tha Kalaja. Ndërkohë seanca e radhës për teatrin do të mbahet më 15 qershor.

Provat shtesë të kërkuara nga këshilltari i presidentit Bledar Dervishaj:

  1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar
    2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit
    3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit
    4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës
    5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture
    6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike
    7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës
    8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike
    9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
    10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm
    11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit
    12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje
    13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën
    14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë
    15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës
    16. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion
    17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure
    18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar
    19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!