Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Lushnjë ku është vrarë me armë zjarri një 62 vjeçar dhe është plagosur djali i tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fieri i Ri në Krutje dhe viktima është Rako Qorri 62 vjeç, i plagosur djali i tij Kejdi Qorri 31 vjeç, ndërsa autori është Sofokli Shani 57 vjeç, i cili është arrestuar.
LEXO EDHE: Sherr në lokal, lushnjari vret pronarin, plagos të birin
Ndërkohë abcnews.al ka siguruar videon me pamje nga vendi i ngjarjes ku dallohen shenja gjaku në derën kryesore të lokalit, ku dyshohet se është rrëzuar djali i viktimës, Klejdi Qorri, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Ndër të tjera theksohet se babai i tij i cili ka humbur dhe jetën në vend është qëlluar në banak. e.su./abcnews.al