Kevin De Bruyne me shumë mundësi do të mungojë në ndeshjen hapëse të EURO 2020 për Belgjikën, pas dëmtimit që mesfushori pësoi në finalen e Champions League.
Belgu u përplas me Antonio Rudiger dhe pësoi një frakturë në fytyrë.
Vetë trajneri i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, e ka pranuar se ka pak shanse që De Bruyne të mos jetë gati për ndeshjen e programuar kundër Rusisë më 12 qershor.
“De Bruyne me shumë mundësi nuk mund të jetë gati për ndeshjen e parë, ndaj kushdo që e zëvendëson duhet të tregojë se është gati.
Kemi marrë një vendim dhe ai do të luajë me maskë, që do prodhohet nga e njëjta kompani që bëri maskën e Jan Vertonghen.
Deri javën e ardhshme do të mësojmë saktësisht gjendjen e De Bruyne. Tani do e lënë të pushojë pak”, ka thënë mes të tjerash Martinez një ditë më parë. /abcnews.al