Vazhdo të zgjojë dyshime vdekja e 23-vjeçares Evgjeni Baxhos, e cila ndërroi jetë në mënyrë misterioze.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Pranvera Xhafa, njohëse e ezoterizmit dhe okultizmit ka deklaruar se vajza mund të ketë qenë pjesë e një sekti fetar, i cili fillimisht bën që personat të ndryshojnë sjelljen, mënyrën e ngrënies deri në lavazhin e trurit.
“Një nga gjërat që i tërheqin është pjesa e spituarilitetit dhe fillon ndryshimi në sjellje, në ushqim për shembull ndalon mishin. Janë disa kultura që e ndalojnë si për shembull në një nga kulturat në Indi ngrënien e mishit. Kjo është arma që nisin dhe i bëjnë një lavazh trurit që është mirë dhe më vonë do të bëjmë edhe gjëra më të mëdha.
Duke i vendosur dhe përdorur këto simbole herë pas here kupton që me dashje apo jo ti je duke i dhenë shpirtin tënd nje demoni. Nga mjekesia ligjore kjo mund të kapet vetëm po të vij në Shqipëri një grup mund ta kapë.
Në fillim fillon tjetërsimi në sy. Ata që mund ta kenë njohur e kuptojnë. Fillon tjetërsimi në çdo lloj forme, sepse mendon që të tjetër nuk e kuptojnë botën tënde”.
Sipas Xhafajt, simbolet që 23-vjeçarja kishte në trup tregojnë që mund ttë kenë qenë ritual se nuk janë bërë vetëm një herë.
Ajo ka theksuar se në momentin që t’i i nënshtrohesh ritualeve t’i veçohesh nga pjesa tjetër e grupit dhe je një rrezik, ndërsa në momentin që t’i vendos të tërhiqesh ata mundohen të eliminojnë.
“Në tre simbolet po t’i bashkosh, del fjala zot në shqip. Por në fjalorin anglosankson kanë kuptime të tjera, fjala është tjetër në varësi të simbolit. E sigurt është që ato mund të jenë rituale se nuk janë bërë vetëm një herë.
Në momentin që i nënshtrohesh ritualeve t’i veçohesh nga pjesa tjetër e grupit, ti aty je dhe një rrezik se di dhe gjëra të tjera. Në momentin që t’i vendos të tërhiqesh ata mundohen të eliminojnë. Vajza ka pasur shumë telefonata, shqetësime kohët të fundit dhe i bie që ka dashur të vendosur se çfarë do të bëjë të tërhiqet a jo”.l.k/abcnews.al