Rama bën ndryshime në qeveri

schedule22:26 - 2 Qershor, 2021

schedule 22:26 - 2 Qershor, 2021

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga detyra i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati. Ai ishte në detyrë prej datës 7 tetor të vitit 2017.

VENDIMI I PLOTE

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

db/ Abcnews.al