Jonida Vokshi tregon momentin epik kur i tregoi bashkëshortit se do të bëhet baba

schedule22:14 - 2 Qershor, 2021

schedule 22:14 - 2 Qershor, 2021

Jonida Vokshi prej kohësh po shijon ndjesinë e të qenit një mama. Ajo dhe partneri Besnik Krapi janë bërë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin Emi. E ftuar mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë”, aktorja tregoi momentin epik kur i ka treguar bashkëshortit të saj se është në pritje të ëmbël.

Jam gëzuar shumë për lajmin pasi çdo gjë erdhi sipas tradicionales, ishte dasma, më pas muaji i mjaltit më pas shtatzania dhe ndodhën në një kohë të shkurtër por me dëshirë të plotë. Kur kam marr vesh që jam shtatzënë i bëra një lojë burrit. Ishte në stadium duke parë ndeshjen. Në mes të tifozerisë i thashë mos pi shumë birra se do të bëhesh baba dhe ke përgjegjësi të tjera.“, tregoi Jonida.

Teksa e cilësoi Emin si suksesin më të madh të jetës, Jonida tha se ardhja në jetë e saj ka qenë një bekim. “Ka qenë bekim për dy arsye jo sepse e donim të dy por pasi më ka dhënë shumë lumturi dhe motiv në një periudhë si pandemia. Më dha një forcë që me thënë të drejtën kur e kujtoj, e kujtoj për momentet e shtatzanisë. Dhe kjo më bëri që të mos e ndjej atë gjë që ishte për të gjithë njerëzit.”, tha Jonida. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!