Shumica e njerëzve ndjekin një rutinë të shëndetshme për të hequr make up-in para gjumit, por Dolly Parton bën të kundërtën. Këngëtarja amerikane nuk preferon ta lajë fytyrën para se të shtrihet në shtrat dhe për këtë ka disa arsyetime paksa të çuditshme.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Wall Street Journal”, 75 vjeçarja tha: “Unë zakonisht përpiqem ta mbaj make up-in gjatë natës. Sepse kurrë nuk e di nëse do të bjerë një tërmet, një tornado apo një stuhi dhe do më duhet të dal në mes të natës.”, tha legjenda e muzikës country.
Mundësia e një katastrofe natyrore nuk është arsyetimi i saj i vetëm për të fjetur me make up. Parton pranon se gjithashtu i pëlqen të duket bukur për burrin Carl Thomas Dean. /abcnews.al