Wenger injoron Gjermaninë e Italinë: 4 favoritë për Euro 2020, fiton Franca

schedule19:17 - 2 Qershor, 2021

schedule 19:17 - 2 Qershor, 2021

Arsene Wenger nuk ka dyshime dhe e sheh Francën si favoriten e madhe për fitimin e Euro 2020. Ish-tekniku legjendar i Arsenalit, flet në beIN Sports rreth katër skuadrave kandidatë për triumfin finale në kompeticionin që do të nisë më 11 qershor.

Franca është super favoritja e Euro 2020 për shumë arsye. Në radhë të parë prej faktit që janë kampionët në fuqi të botës, ata triumfuan bindshëm në Rusi. Ata kanë një skuadër të re në moshë, që nuk e ka arritur akoma kulmin.

Unë mendoj se janë favoritë absolutë për fitimin e Euro 2020. E imagjinoni të keni në sulm emra si Benzema, Mbappe, Griezmann apo Coman e të tjerë? Kanë një potencial të jashtëzakonshëm në sulm, edhe stoli është i jashtëzakonshëm.

Zgjedh edhe Belgjikën e Anglinë mes kandidatëve për trofeun, por edhe Holanda mund të ketë një mundësi. Por le të jemi të qartë, Franca mbetet në vendin e parë në këtë listë“, thekson ish-trajneri i njohur francez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!