Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Meksikë, ku është krijuar një gropë gjigante, e gjerë 60 metra dhe e thellë rreth 18 metra.
Mediat e huaja bëjnë me dije se banorët e zonës janë tmerruar nga fenomeni i çuditshëm. Gropa e madhe u krijua në një fushë në Santa Maria Zacatepec të rajonit Puebla.
Nga pamjet e videos që qarkullon në internet shihet se si pjesë të mëdha të tokës shemben dhe humbasin poshtë. Ndërkohë autoritetet meksikane thanë se gropa e madhe u shkaktua nga një fenomen gjeografik dhe varietet në përbërjen ujore të tokës.
Megjithatë, aktivistët lokalë thanë se fenomeni është rezultat i përdorimit të tepruar të ujëmbajtësve./abcnews.al