Një shtatë vjeçar në Florida është cilësuar si një hero, pasi ai notoi kur motra dhe babai i tij mbetën të bllokuar në lumë.
Steven Poust tha se ai ankoroi varkën e tij në lumin St. Johns në Jacksonville, Florida, duke i lënë dy fëmijët e tij, Chase 7 vjeçar dhe Abigail 4 vjeçar të notonin.
“Krejt papritur Abigail e cila zakonisht rri në pjesën e pasme të anijes, ra pasi frynte shumë erë”, tha Chase.
7-vjeçari vendosi të lëshohej gjithashtu në mënyrë që të përpiqej ta mbante atë të mos shkonte, por më pas ai ngeci.
Poust u hodh nga varka për t’i ndihmuar dhe i tha Chase që të notonte në breg ndërsa përpiqej të arrinte vajzën e tij.
Djalit iu desh një orë për të arritur në breg. Ai i tha për CNN se ai notonte në shpinë që të mos lodhej. Kur arriti në tokë ai vrapoi në shtëpinë më të afërt për ndihmë.
Ndërkohë, babai dhe motra e tij u larguan rreth një milje e gjysmë deri në dy milje larg vendndodhjes së anijes./abcnews.al