Një video është bërë virale në rrjet, ku shfaqet një 17-vjeçare në Kaliforni, e cila ka vënë në rrezik jetën e saj.
Ajo ka tentuar të mbrojë qenin e saj, që po sulmohej nga ariu. Vajza ka mbërritur me shumë shpejtësi dhe ka shtyrë me forcë ariun duke e hedhur nga ana tjetër e murit, ku kishte hipur.
Mirëpo, në fund gjithçka përfundoi paqësisht dhe 17-vjeçarja nuk pati asnjë lëndim apo incident. Ajo mori qenin e saj në krah dhe u fut brenda në shtëpi.
Video fillimisht e publikoi ABC, por tani ky moment po bën xhiron e rrjetit, duke u komentuar nga të gjithë./abcnews.al