Adri Nurellari këshilloi Sali Berishën që të largohet nga parlamenti duke dorëzuar mandatin e deputetit, që fitoi në 25 Prill, pasi nëse qëndron, sipas tij do të poshtërohet nga socialistët në cdo debat, duke i kujtuar vendimin e SHBA që e shpalli “non grata”, por mbi të gjitha sipas tij do të bien edhe pretendimet e opozitës.
A duhet të largohet Berisha nga grupi i PD-së? “Nëse kërkohet në mënyrë eksplicite, ne nuk kemi asnjë kërkesë nga SHBA, nëse vjen, atëherë duhet ta bëjë këtë gjë. Unë mendoj në parim dhe kam keqardhjen më të madhe. Berisha ka nisur një proces për pastrimin e figurës dhe peshën që ka në parti mund ta luajë rolin edhe pa qenë në parlament” tha ai në “Log”.
Pra, kjo do të thotë që të lerë mandatin? “Mua do të dhimbsej si ish-këshilltar i tij, që t’ja përmendin mëngjes, drekë dhe darkë në parlament. Do të ishte e dhimbshme dhe prekëse. Mendoj t’ja kursejë vetes këtë fat të keq. Do ta poshtëronin gjatë gjithë kohës në parlament. Do ja mbyllin gojës (shumica socialiste) në cdo pretendim për korrupsion duke i përmendur Amerikën. Unë mendoj që nuk është mirë” tha Adri Nurellari./ Abcnews.al