Hetimet në vendngjarje janë mbyllur, ndërsa droga e sekuestruar në Lipjan, e cila kaloi nga Durrësi, brenda disa javësh do të asgjësohet.
Para dy javësh e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte në Lipjan.
Qindra kilogramë drogë të llojit kokainë u sekuestruan në magazinën e kësaj kompanie.
Shtatë persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me këtë rast janë në paraburgim.
E i vetmi që ka mbetur është një zyrtar i lartë i kompanisë. Pesë ditë kanë zgjatur hetimet nga organet e hetuesisë në Lipjan.
Droga e sekuestruar tani gjendet në hapësirat e dhomave të dëshmive brenda Policisë së Kosovës.
Deri te asgjësimi i saj, sipas njohësve të sigurisë mund të merr kohë deri në dy muaj.
Kjo sasi e sekuestruar llogaritet si një ndër sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në Kosovë.
Por a ka kapacitete Policia e Kosovës që ta asgjësojë një sasi të tillë dhe ku mund të asgjësohet kjo sasi e drogës?
Për këtë u pyet Prokuroria Speciale e Kosovës se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me këtë rast.
Mirëpo, nuk i janë përgjigjur interesimit gjatë ditës së martë./ Ekonomiaonline