Java e trofeve për Shkodrën, të rinjtë çojnë në shtëpi kupën e dytë

schedule19:36 - 1 Qershor, 2021

schedule 19:36 - 1 Qershor, 2021

Kjo është java e triumfeve për Shkodrën sa i përket emocioneve në fushën e blertë. Një ditë pasi ekipi i Vllaznisë fitoi kupën e Shqipërisë duke mposhtur Skënderbeun në kryeqytet, edhe 19-vjeçarët kanë ecur në hapat e tyre.

Vllaznia U-19 ka rrëmbyer sot kupën e Shqipërisë përballë Tiranës, me gol të shënuar në pjesën e parë nga Antonio Delaj.

Kryebashkiakja e Shkodrës ka ndarë në rrjetet sociale nga momenti i ngritjes së kupës duke uruar djemtë për fioren. Ademi shprehet se një tjetër kupë kthehet në shtëpinë e futbollit ende pa kaluar 24 orë.

“Vllaznia U-19 fituese e Kupës së Shqipërisë! Një tjetër kupë kthehet në shtëpinë e futbollit shqiptar pa kaluar 24 orë nga Kupa e sjellë nga Vllaznia e madhe!

Djemtë kuqeblu mundën në finale Tiranë duke rikonfirmuar Shkodrën si fidanishten e talenteve. Urime futbollistëve, stafit drejtues dhe teknik të Akademisë “Vllaznia”, shkruan Ademi. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!