Nga Xhensila Kodra
Operatori i shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka arritur të vjelë 1300 gjoba brenda një viti për mosmbajtjen e maskës nga qytetarët. Në total për këtë periudhë policia ka vendosur 114 mijë gjoba nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë. OSHEE thotë se 64 mijë prej tyre janë kthyer policisë s shtetit për shkak të paqartësisë të tyre, si mungesë kontrate apo të dhënash të kartës së identitetit.
Gjatë një viti pandemi OSHEE ka vjelë 1300 gjoba, për mosmbajtjen e maskës. Në total, sipas këtij institucionit, policia ka vendosur 114 mijë gjoba. Ndëshkimet kanë qenë nga 3 mijë deri në 5 mijë për përsëritësit e shkeljes.
Duke iu referuar të dhënave të zyrtare të marra nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, nga 114 mijë gjoba, 64 mijë prej tyre janë ende në proces verifikimi për të dhënat që përshkruajnë gjobën.
41 mijë të tjera i janë kthyer pas policisë për shkak të paqartësisë të tyre, si mungesë kontrate apo të dhënash të kartës së identitetit.
7 mijë gjoba janë hedhur në sistem por ende nuk janë vjelë. Me vendim të këshillit të ministrave u caktua që OSHEE do të mbledhë gjobat që policia do vendoste ndaj qytetarëve që nuk mbanin maskë anti-covid. Kjo gjobë do të faturohej në faturën e energjisë elektrike.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, qeveria fali çdo gjobë të vënë për mosrespektim të masave anti-covid deri në këtë periudhë.
Vetëm në 8 muajt e fundit policia ka ndëshkuar 91 mijë qytetarë që nuk kanë vendosur maskën në ambiente të hapura dhe ato të mbyllura.
Ndërsa Komiteti i Ekspertëve vendosi se nga 1 Qershori mbajtja e maskës të mos jetë e detyrueshme në ambiente të hapura.
GJOBA PER MOSMBAJTJE MASKE
64 mijë gjoba në proces verifikimi
41 mijë gjoba të kthyera në polici
7 mijë gjoba të hedhura në sistem për t’u vjelë
1300 gjoba të arkëtuara
/ Abcnews.al