Vllaznia arriti të fitojë mbrëmjen e djeshme Kupën e Shqipërisë pas 13 vitesh, duke fituar ndaj Skënderbeut me shifrat 0-1. Pas ndeshje gëzimi ka qenë i madh dhe tifozët kanë vëzhguar nëpër rrugë për të festuar këtë trofe.
Padyshim hare e madhe edhe në stafin e Vllaznisë, me trajnerët, që janë përpjekur e lodhur për këtë triumf. Elvis Plori, ndihmësi i Thomas Brdaric pas ndeshjes ka postuar disa foto me trajnerin dhe pjesën tjetër të stafit teknik.
Natyrisht diçka e pritshme deri këtu, por përshtypjen e madhe e lë përshkrimi i tij sipër fotove. “Shkodra është dashni! Ju faleminderit! Të fitosh një Kupë në Shkodër është si të shtohesh me djalë”, shkruan ish-trajneri i Besëlidhjes. /abcnews.al