Sot në festën e fëmijëve, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është shprehur se një nga gjërat e saj të preferuara në Shqipëri janë takimet me vogëlushët. Diplomatja shprehet se fëmijët na kujtojnë edhe përgjegjësinë e të rriturve për të dhënë më të mirën tani, në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë se e kaluara.
“Një nga gjërat e mia të preferuara nga qëndrimi në Shqipëri janë takimet me fëmijët në mbarë vendin. Ata frymëzojnë shpresë dhe gëzim. Ata gjithashtu na kujtojnë edhe përgjegjësinë e të rriturve për të dhënë më të mirën tani, në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë se e kaluara. Gëzuar 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve!” /abcnews.al/