Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse isha me fat që më vdiqën prindërit para kësaj që ndodhi

schedule12:28 - 1 Qershor, 2021

schedule 12:28 - 1 Qershor, 2021

Nga Pallabi Munsi, CNN

Më 11 dhjetor 2020, e gjeta veten në një ambulancë, duke nxituar për ta shtruar tim atë nga një spital në tjetrin në kërkim të një pajisje oksigjeni të fundit ndoshta në qytetin indian të Kolkata.  Një ditë më parë, nëna ime kishte humbur jetën.

I humba të dy prindërit e mi nga koronavirusi në një periudhë ​​prej 10 ditësh. Edhe sot pas 6 muajsh ndihem e trishtuar por jam gjithashtu mirënjohëse që prindërit e mi nuk humbën jetën në valën e tmerrshme që ka pushtuar sot Indinë.

Ndërsa e shkruaj këtë, India, ku unë kam jetuar gjithë jetën time dhe kam punuar si gazetare gjatë dekadës së fundit, po përjeton një nga shpërthimet më të këqija të koronavirusit në botë. Është vendi i tretë në botë – pas Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara që ka regjistruar mbi 300.000 viktima dhe vendi me numrin më të lartë të të infektuarve pas Shteteve të Bashkuara, raporton abcnews.al

Pabarazitë shëndetësore që kanë çuar në krizën e Covid në Indi u zhvilluan me kalimin e kohës. E megjithatë, në fillim të vitit, në një mbledhje virtuale në Forumin Ekonomik Botëror, Kryeministri Narendra Modi u mburr se si India kishte “shpëtuar njerëzimin nga një katastrofë e madhe duke mbajtur në kontroll koronavirusin në mënyrë efektive” , pas valës së parë.

Në fillim të marsit, ministri ynë i shëndetësisë Harsh Vardhan deklaroi se vendi ishte në fund të pandemisë. Në atë moment, u ndjeva e frikësuar pasi isha e bindur se më e keqja akoma nuk kishte ardhur.

Pasi nëna ime vdiq, një nga mjekët që e kishte kuruar më sugjeroi që të transferoja babanë tim të sëmurë në një spital privat që kishte mjetet e duhura për ta trajtuar. Mes një turme tubimesh zgjedhore dhe tubimeve të mëdha fetare, numri i rasteve të reja dhe viktimave shënoi shifra alarmante, raporton abcnews.al

Spitalet nuk kishin më oksigjen  dhe mediat sociale ishin ura lidhëse për të kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët për situatën e rënduar të Covid-19. Por një mungesë e qartë, e madhe e burimeve ka dyfishuar edhe më shumë situatën e rënduar të Covid, për shkak të  dështimeve sistematike të qeverive qendrore dhe shtetërore të Indisë për të ofruar kujdes cilësor.

Në një vend me 1.39 miliardë njerëz, përpara pandemisë, kishte vetëm 17,000 ventilator në objektet e kujdesit shëndetësor publik në të gjithë Indinë. Nga nxitimi për të rritur furnizimin me oksigjen në spitale, në institucionet e kujdesit shëndetësor shtetëror në shtetet e Punjab , Jharkhand dhe Maharashtra janë dërguar makineri me defekt.

Për të qenë të sigurt, qeveria qendrore, duke iu përgjigjur këtyre pretendimeve, ka urdhëruar një kontroll “të menjëhershëm”  të ventilatorëve që ka siguruar. Mbetet e paqartë se çfarë do të zbulojë kontrolli, disa javë më parë, ministri i shëndetësisë hodhi poshtë pretendimet se pajisjet ishin me defekt duke sugjeruar që akuzat ishin të motivuara politikisht.

Edhe Gjykata e Lartë e Delhit pohoi muajin e kaluar se infrastruktura e kujdesit shëndetësor ishte “në prag të kolapsit”, dhe megjithatë ankesat janë cilësuar si sulme të pabaza ndaj qeverisë. Të paktën ajo që mjekët në spitalet dhe klinikat publike  e kanë ditur prej kohësh dhe u përpoqën të më paralajmëronin, po diskutohet sot publikisht, raporton abcnews.al

Kjo sepse Covid-19 nuk është thjesht një problem urban. Virusi po përhapet shpejt në zonat rurale të Indisë ku jeton shumica dërrmuese e popullsisë së tij, ku nuk ka shumë spitale, mjekë dhe ventilator. Unë u përpoqa të bëja më të mirën për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor për prindërit e mi, por të gjithë indianët kanë nevojë për të njëjtën qasje në pajisjet mjekësore për t’i shpëtuar jetën.

Përballë një virusi vdekjeprurës, cilësia e kujdesit mjekësor duhet të jetë parësore pasi bëhet fjalë për një çështje jete dhe vdekje, dhe siç thotë Gjykata e Lartë në Bombei, nëse një ventilator i siguruar përmes skemave qeveritare nuk është “i denjë për përdorim mjekësor” atëherë “është thjesht një kuti”.

Dhe kutitë nuk mund të shpëtojnë jetë. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!