Operacioni anti-drogë në Fushë Krujë, jepen masat e sigurisë për 13 të arrestuarit

schedule10:53 - 1 Qershor, 2021

schedule 10:53 - 1 Qershor, 2021

Ditën e sotme dalin përpara gjykatës për masën e sigurisë të arrestuarit në operacionin anti-kanabis në Fushë Krujë. Mësohet se gjykata e Krujës ka vendosur arrest shtëpie për Muasit Vathin, Dashamir Deliun, Refik Kullajn, Sokol Kullajn dhe Xhavit Kullajn. Kurse, Fetije Kullaj, dhe Erjon Deli janë lënë në burg.

Kujtojmë se më 30 maj, Policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat Renea, FNSH-në e Tiranës, Fierit dhe DVP Durrës, finalizuam operacionin e koduar anti-kanabis “Agimi”, në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Nga kontrollet e kryera u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Gjithashtu gjatë operacionit, policia gjeti fidanë kanabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan 16 personat që dalin sot para gjykatës. /abcnews.al/