Kryeqendra e Veriut është përfshirë mbrëmjen e sotme nga atmosfera festive pas skuadra e Vllaznisë fitoi Kupën e Shqipërisë.
Shkodranët mbushën rrugët e qytetit me flamuj në makina dhe boritë ndezur për triumfin e skuadrës së tyre, ndërsa teatri “Migjeni” është veshur kuq e blu.
Një gol i mjaftoi Vllaznisë për të fituar Kupën e Shqipërisë. Ekipi i Thomas Brdaric mposhti 1-0 Skënderbeun në finalen e luajtur në “Air Albania”.
Autoritetet shtetërore vendosën ditën e sotme lejimin e 1 mijë tifozëve në stadium. Këta të fundit shpejtuan për të blerë biletat dhe mbështetën skuadrat e zemrës nga afër. /mv.abcnews.al