I vetmi i mbijetuar i tragjedisë, Eitani i vogël jashtë rrezikut: Kërkon akullore, halla i rri pranë

schedule21:23 - 31 Maj, 2021

schedule 21:23 - 31 Maj, 2021

I vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik në teleferikun Mottarone, në Itali, Eitani i vogël, nuk është më në rrezik për jetën. Burime mjekësore në spitalin Regina Margherita në Torino, shpjegojnë se fëmija do të dalë nga kujdesi intensiv të martën dhe do të transferohet në një pavion spitalor, raporton Tgcom, përcjell abcnews.al.

E rëndësishme është se gjendja e tij po përmirësohet, komentojnë mjekët që e trajtojnë atë për një javë në spitalin e fëmijëve Regina Margherita në Torino. “Ai kërkoi akullore, sa më shpejt që të mund të kthehej të hante,” kanë thënë mjekët.

Halla Aya është gjithmonë pranë shtratit të tij. Ajo përpiqet të gëzojë nipin e saj, i cili gjithmonë pyet për nënën dhe babanë, të cilët vdiqën me vëllain e tij të vogël dhe gjyshërit, në përplasjen e teleferikut në Strese.

Halla Aya, motra e babait Amit Biran, e cila nuk e ka lënë nipin e saj për asnjë moment vetëm që nga tragjedia, është e vendosur të mbajë premtimin e shkruar në një letër dërguar Tel Avivit në ditën e ceremonisë së varrimit të familjes. “Përshëndetje Amit, shkroi ajo, prehu në paqe, ne do t’i bëjmë realitet ëndrrat që ke parë për Eitan” g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!