Atentat ndaj një shqiptari në Ekuador

schedule15:56 - 9 Nëntor, 2017

schedule 15:56 - 9 Nëntor, 2017

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur në Ekuador pas një atentati me armë. Autoritetet dyshojnë se shqiptari ishte i përfshirë në një konflikt droge. Gjithashtu ai ishte nën hetim lidhur me vrasjen e një shqiptari tjetër, ngjarje e ndodhur me 30 maj të këtij viti.

Një shtetas shqiptar, idenditeti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte objekt i një atentati të ndodhur në Guajakil të Ekuadorit. Nga kjo ngjarje shtetati shqiptar, që për disa media është me origjinë kosovare, mbeti i plagosur. Bashkë me të në një makinë të blinduar gjendej dhe një femër. Gazeta “El Komersio” që citon policinë e Ekuadorit shkruan se kjo vrasje e mbetur në tentativë, lidhet me aktivitetet e trafikimit të drogës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Guajakil.
“Siç tregon viktima, gruaja uli xhamin e makinës së blinduar për të pirë një cigare. Në atë moment një person i cili ishte në një motor, futi kokën në dritare dhe qëlloi disa herë më armë në drejtim të shqiptarit”, tha German Cevajos, shef i policisë i zonës ku ka ndodhur ngjarja.
Mësohet se shqiptari i plagosur është dërguar menjëherë në një spital dhe nuk është në gjendje rreziku për jetën. “Viktima ishte gjithashtu objekt i një hetimi që po bëjmë për një ngjarje që ndodhi më 30 maj me një shtetas të huaj”, shton më tej Cevajos. Atë ditë, një person tjetër me origjinë shqiptare u vra në një zonë në periferi të Guajakil, nga dy individë që e qëlluan atë nga një motor.
Autoritetet dyshojnë se të dy ngjarjet kanë ardhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!