1 mijë biletat e Kupës në shitje, radhë e madhe tifozësh në dyqanin e FSHF

schedule14:36 - 31 Maj, 2021

schedule 14:36 - 31 Maj, 2021

Vetëm 7 orë nga nisja e finales së Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, Ministria e Shëndetësisë dha lejen e posaçme për të lejuar një maksimum prej 1 mijë tifozësh në stadiumin “Air Albania” sot në orën 19:00.

Menjëherë FSHF nisi punën për të printuar biletat dhe për t’i nxjerrë në shitje në orën 14:30. Që para kësaj ore dhjetëra tifozë kanë zënë radhën në dyqanin zyrtar të Federatës për t’u bërë pronarë të biletave, duke treguar qartë interesimin e madh për këtë sfidë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar çmimet e biletave për takimin Final të Kupës së Shqipërisë si më poshtë:

Tribuna Kryesore – 3 mijë Lekë
Tribuna për karshi – 1 mijë lekë
Tribuna pas Porte – 500 lekë

Biletat janë në shitje prej këtij momenti dhe mund ti blini në pikat e shitjes si më poshtë:
– Stadiumi “Selman Stermasi”
– Dyqani zyrtar i FSHF. ( Rr. Themistokli Gërmenji, përballë Ambasadës Amerikane) /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!