Humb në rrethana misterioze Rudolf Elezoviq ish-shef i policisë së Ulqinit. Humbja e tij ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në zonën mes Fshatrave Pentar dhe Reç.
Ai mësohet se kohën e fundit ka punuar se sektorin e anti-trafikut në policinë e kufirit të Malit të Zi. Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.
Elezoviq ish drejtor i policisë së Ulqinit që nga data 27 maj ka humbur çdo kontakt me familjen. /abcnews.al/