Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mili”, kush është armiku i shqiptarit që u ekzekutua duke pirë kafe në Athinë

schedule22:15 - 30 Maj, 2021

schedule 22:15 - 30 Maj, 2021

Aris Papas i cilësuar nga mediat greke si një nga anëtarët më të njohur të mafies shqiptare u ekzekutua pasditen e sotme në një lokal duke pirë kafe në qendër të Athinës.

Lexo edhe: Zbulohet “CV kriminale” e shqiptarit, 12 vrasje dhe 10 plagosje

Në skedën kriminale, 34-vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje. Autorët e vrasjes së shqiptarit ende nuk dihen, por pista po; larje hesapesh mes bandave, pasi më parë u kishte shpëtuar tre atentateve.

Lexo edhe: Djali iu ekzekutua me 8 plumba në kafene, nëna e shqiptarit britma dhe lot: Çfarë të bënë o biri im…

Mediat greke shkruajnë se shqiptari i njohur si “Aris” u bashkua në radhët e mafies shqiptare shumë vite më parë, ndërsa në artikull ngrihen dyshime edhe për armikun e 34-vjeçarit që u vra sot.

Armiku i tij, i cili është i arrestuar, ishte një nga autorët më të njohur të mafies shqiptare, “Mili”, përfshirja e të cilit – edhe pse i burgosur – do të hetohet nga policia” thuhet në shkrim.

Lufta e përgjakshme mes bandave, disa nga krimet ku ishte përfshirë shqiptari sipas grekëve
Vrasje e trefishtë në Kolonos në vitin 2007
Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007
Vrasje në 2008 në Keratsini
Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008
Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore
Vrasje në vitin 2008 në Athinë
Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon
10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!