Banorëve në Vlorë dhe Gjirokastër pas 30 vitesh mungesë ju rikthehet kinemaja. Për secilën prej tyre është dhuruar një fond prej 7.3 milionë lekësh me TVSH nga Komisioni Evropian. Arben Papadhopuli që ka ndjekur ecurinë e projektit për kinemanë e Vlorës tregon se salla me të gjitha parametra e duhur është gati.
“Ka startuar para 3 vitesh me idenë që të sjellim një kinema publike. Digjitalizuam sallën. Pandemia ndikoi pak në zhvillimin e projektit. Sistem projektimi profesional 2 deri 4 k.”
Kjo kinema do të menaxhohet nga Bashkia dhe Papadhopuli jep disa porosi.
“Që në këtë moment është detyrë e bashkisë që të mendojë për kalendarin kinomatografik dhe të krijojë një mini plan biznesi që të ardhurat ti përdorë për blerjen e filmave të ndryshme.”
Kjo është dhe kinemaja e hapur në Gjirokastër që siç tregon Drejtori i agjencisë kulturore Bledar Kaçi është mirëpritur nga qytetarët.
“Kënaqësi është pak, realisht jam më shumë se I entuziazmuar për hapjen e kësaj kinemaje që ishte në gjendje mjerane kur nisën punimet. Donatorët ofruan pajisjet më të mirat të kohës. Qytetarët e Gjirokastrës deri kur u shpërnda si lajm se kanë besuar.”
Edhe kjo kinema do të menaxhohet nga Bashkia. Kinema e Gjirokastrës humbi funksionin e saj në vitin 90. Tre vjet më parë një zjarr që ra në magazinën e saj dëmtoi jo pak disa ambiente. Tashëm ajo është transformuar dhe pritet të hapet për publikun në verë. /abcnews.al/