Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Durrës, i bllokohen në Port 20300 paund 40 vjeçarit nga Mati

schedule12:56 - 21 Tetor, 2018

schedule 12:56 - 21 Tetor, 2018

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën  dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme  në DVP Durrës i bllokojnë një shtetasi  nga Mati, 20300 paund britanik, i cili nuk i deklaroi në kufi gjatë hyrjes për në Shqipëri.

Kontrolli i imtësishëm në kuadër të bashkëpunimit me Policinë  italiane në Bari nëpërmjet Zyrës së Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit në Itali, për një mjet që dyshohej se ishin fshehur  vlera monetare.

Më datën 21.10.2018 është  përzgjedhur për kontroll të imtësishëm  shtetasi B.D, 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londër Angli, i cili kishte mbritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës.



Nga kontrolli  personal në prani të doganës, shtetasit B. D. i’u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme  po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për  veprat penale “ Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të  veprës penale” .

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!