“Amatore e marrë nga rruga”, Ana Lika zbulon konfliktet me Irgen Çelën & Bjord Mezinin

schedule22:59 - 29 Maj, 2021

schedule 22:59 - 29 Maj, 2021

Mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC ishin mbledhur një pjesë e kastit të serialit H.O.T të Ermal Mamaqit që do të transmetohet në vjeshtë në një televizion shqiptar.

Ermal Mamaqi, Jonida Vokshi, Ana Lika, Irgen Çela, Megi Pojani dhe regjisori Bjorid Mezini treguan se ende nuk kanë nisur me xhirimet e serialit, por janë në fazën përgatitore.

Gjatë bisedës Ana Lika ka treguar se Irgen Çela ishte skeptik për të në fillim dhe madje e ka paragjykuar se pse ajo quhej aktore.

“Mendonte për mua që unë isha një amatore e marrë nga rruga, që i kisha dhënë shumë prestigj vetes dhe që gazetat shkruanin kot për mua ‘aktore’. Problem i tij ishte që pse unë cilësohesha aktore”, ka treguar Ana Lika.

Ndërsa Irgen Çela shpjegoi se: “Unë kujtoja se nuk kishte mbaruar për aktrim. Shihja emrin nëpër portale ‘aktorja Ana Likaj’ dhe thoja u bënë të gjitha aktore. Pse i thonë vetes aktore. Por kjo ishte tamam, kishte mbaruar për aktore”.

Ndër të tjera, Ana Lika ka treguar se gjatë punës për serialin ajo zihet shpesh me regjisorin, Bjordi Mezinin.

“Fut turinjtë aty ku nuk duhet”, ka thënë Ana duke qeshur.

Ndërkohë nga ana tjetër Megi Pojani ka shtuar se Bjordi duhet të jetë pak më i ashpër në punë.

“Ka një gjë që Bjordin e penalizon shumë, që e flet shqipen si italian. Pra, ka këtë intonacionin që flet me zë të ulët. Është i urtë. Meqenëse ne jemi shumë vajza në staf, kur Bjordi të flet me butësi, është insitikve e vajzave që të kthehen me inat. Sa më mirë t’i flasësh aq më inat të nxjerrin. Kjo është e gabuar Bjordi, duhet të jesh pak më i ashpër”, është shprehur Megi Pojani.

Ndonëse këtyre grindjeve të vogla, ata kanë treguar se shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kanë harmoni mes tyre./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!