Largim “i dhimbshëm” te kombëtarja, ylli i Serie A lë grumbullimin prej dëmtimit

schedule18:47 - 29 Maj, 2021

schedule 18:47 - 29 Maj, 2021

Kombëtarja vazhdon përgatitjet për dy miqësoret e qershorit, por një tjetër lojtar kryesor konfirmon mungesën për ato dy sfida. FSHF përmes një njoftimi zbulon se Elseid Hysaj ka ardhur i dëmtuar sot në grumbullim dhe do largohet, duke mos qenë i gatshëm në dy ndeshjet me Uellsin dhe Çekinë.

NJOFTIMI – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që ekipi do të zhvillojë në transfertë ndaj Uellsit me 5 qershor dhe Republikës Çeke me 8 qershor.

Grupi është kompletuar i gjithi ditën e sotme, teksa zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje, për shkak të një problemi në gju.

 

Hysaj ka mbërritur sot në kompleksin “Tropikal”, ku gjendet e grumbulluar skuadra dhe pas vizitave nga stafi mjekësor dhe konsultave me mjekun e skuadrës, Gianluca Stesina, u mor vendimi që lojtari të largohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë kurimin. Skuadra vazhdon të stërvitet intensivisht për këto dy sfida mjaft të vlefshme për kuqezinjtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!