Antonio Conte është afër Real Madrid. Trajneri leçez u largua nga Interi dhe mediat e lidhin me një kalim te “Los Blancos”, që kanë mbetur pa trajner pas dorëheqjes së Zinedine Zidane.
Florentino Perez është gati t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare, por Conte dëshiron një vit më shumë. Italiani ka edhe disa kërkesa në lidhje me merkaton.
Strategu kërkon lojtarë me eksperiencë në mbrojtje, ndërsa dy janë dëshirat për repartet e tjera: Ngolo Kante dhe Romelu Lukaku.
Me të dy ka punuar e fituar te Chelsea dhe Interi. Tani dëshiron t’i ketë sërish në dispozicion tek ekipi i ri. Në garë për stolin e Realit janë edhe Raul e Mauricio Pochettino. /abcnews.al