Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata e rëndë më Indi, mbi 170 mijë raste dhe 3,617 viktima nga Covid

schedule08:41 - 29 Maj, 2021

schedule 08:41 - 29 Maj, 2021

India njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 173 790 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë janë shënuar edhe 3,617 viktima.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i infeksioneve në vend tani arrin në 27.7 milion, ndërsa vdekjet janë 322,512.

Një total prej 25,178,011 njerëz janë shëruar dhe kanë dalë nga spitalet në të gjithë vendin deri më tani, sipas shifrave të fundit nga Ministria Federale e Shëndetësisë.

Fushata e vaksinimit në Indi filloi më 16 janar dhe më shumë se 208 milion doza të vaksinave janë administruar në të gjithë vendin.

Faza e tretë e vaksinimit COVID-19 ka për qëllim të mbulojë të gjithë qytetarët e moshës 18 vjeç e lart, por ka një mungesë akute të dozave në të gjithë Indinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!