Mund të përmendim shumë komente që na kanë bërë përshtypje nga Genc Përmeti, por komenti që ai i ka bërë Borianës mund të konsiderohet epik.
Veshja e saj përmban disa doreza tek duart që konkurenti i kishte kombinuar me disa elemente të tjera si jeleku apo rripi i çantës.
Zgjedhja e këtyre dorezave nuk i ka pëlqyer aq shumë Gencit, dhe ai shumë serioz ka pyetur konkurenten: “Ke vënë doreza për të larë banjën?”.
Komenti i tij ka habitur dhe ka shkaktuar humor në Style Star Show, por është pritur me nota humori edhe nga konkurentja./abcnews.al