Kotzias: Greqia është gati të zgjerojë hapësirën detare

schedule20:25 - 20 Tetor, 2018

schedule 20:25 - 20 Tetor, 2018

Ish ministri i jashtëm grek Nikos Kotziaz, gjatë dorëzimit të detyrës pasi dha dorëheqjen disa ditë më parë, u shpreh se Greqia është gati për të zgjeruar hapësirën detare në perëndim të vendit. Ndërsa kryeministri grek Aleksis Tsipras ka marrë përsipër të jetë ai ministër i Jashtëm.

Greqia është gati të zgjerojë hapësirën e saj detare në perëndim të vendit. Është kjo deklarata e bërë nga ish ministri i jashtëm grek Kotzias gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, në duart e kryeministrit të Greqisë Aleksis Tsipras. Lëvizja prek rajonin detar që shtrihet nga ishujt Diapontia, një grumbull ishujsh të vegjël në detin Jon, deri në ishullin Antikitera që shtrihet mes Peleponezit dhe Kretës. Kotzias e cilësoi si një zgjerim të rëndësishëm politik të sovranitetit të vendit për herë të parë prej shumë kohësh. Ai shtoi se dekretetet presidenciale ishin gati.

Kotzias dha dorëheqjen javën e kaluar pas një debati me kryetarin e krahut të majtë të koalicionit qeverisës grek, njëkohësisht dhe ministër mbrojtjeje, Panos Kammenos. Ndërkohë kryeministri grek Tsipras është betuar si ministër i jashtëm në zyrën e presidentit të vendit Pavlopoulos. Gjatë ceremonisë Tsipras u shpreh se ishte një ditë e veçantë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në parlamentin e Maqedonisë, që i hapin rrugë implementimit të marrëveshjes së Prespës./abcnews.al