Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një arkivol lëviz në mes të rrugës, banorët e trembur telefonojnë policinë

schedule15:23 - 28 Maj, 2021

schedule 15:23 - 28 Maj, 2021

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Hatay të Turqisë gjatë mesditës së sotme, e cila është bërë temë edhe në rrjetet sociale. Qytetarët janë frikësuar nga një arkivol që qendronte në mes të rrugës duke njoftuar policinë.

Pas verifikimeve dhe hapjes së kamerave të sigurisë, policia ka zbuluar se arkivoli kishte rënë nga rimorkioja e makinës së funeralit pasi kjo e fundit ishte kthyer nga një ceremoni varrimi, raporton abcnews.al.

Për shkak të shpejtësisë së makinës, pas rënies arkivoli ka vijuar të lëvizë në rrugë duke i trembur edhe më tepër banorët.

Në fakt, pas verifikimeve policia ka zbuluar shkakun e vërtetë të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!