Fabrika niste aktivitetin sot dhe u shkrumbua nga zjarri, investim prej 2 milion euro

schedule12:21 - 28 Maj, 2021

schedule 12:21 - 28 Maj, 2021

Një fabrikë tullash u përfshi nga zjarri paraditen e sotme në Maminas, Shijak. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se si pasojë e flakëve ka mbetur i lënduar një saldator, i identifikuar si Besnik Bojaku.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Fillimisht flakët kanë shpërthyer në depozitën e gazit dhe më pas janë përhapur edhe në ambientet e tjera.

Ndërkaq, mësohet se fabrika do të niste sot aktivitetin dhe bëhet fjalë për një investim që ka kushtuar afro 2 milion euro.

Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe evakuuan punonjësit, ndërkohë që zjarri mori përmasa të mëdha. Nga pamjet shihet se  tymi i zi pambuluar të gjithë zonën.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit të dhënë mbi zjarrin e rënë në fabrikën e re të tullave në Maminas, Shijak është lënduar nga zjarri, shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al